Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Institucionet shtetërore bashkë kundër diskriminimit
English

Institucionet shtetërore bashkë kundër diskriminimit

Tiranë, 23 shkurt 2011, NOA - “Diskriminimi i pengon njerëzit të ushtrojnë të drejtat dhe zgjedhjet e tyre dhe kjo rezulton jo vetëm në pasiguri ekonomike dhe shoqërore, por prek edhe vetë respektin dhe vetëvendosjen e personit të diskriminuar”, deklaroi sot Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera në Konferencën Kombëtare të organizuar nga Ministria e Punës dhe PNUD me temë “Mosdiskriminimi – Sfidë dhe Angazhim për Shqipërinë”. Ministri Ksera theksoi se sfidë e të gjitha institucioneve sot është hartimi dhe zbatimi i politikave të tilla që garantojnë de facto mbrojtjen e çdo individi dhe grupi nga diskriminimi për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjeve politike, fetare ose filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzanisë, përkatësisë prindërore, përgjegjësisë prindërore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes civile, vendbanimit, gjendjes shëndetësore, predispozicionit gjenetik, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër, parashikuar edhe në Ligjin “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, i miratuar një vit më parë.

Në konferencë e mori fjalën edhe përfaqësuesi i PNUD-it, Norimasa Shimomura, i cili vlerësoi angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë me nënshkrimin e një sërë konventash si dhe detyrimet që diktohen nga legjislacioni i Bashkimit Europian. Shimomura inkurajoi autoritetet shqiptare të punojnë për rishikimin e të gjithë legjistlacionit nga këndvështrimi i parimeve të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë.

Ai theksoi se autoritetet shqiptare duhet të punojnë edhe për realizimin në praktikë të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Shimomura i siguroi pjesëmarrësit se ndihma e PNUD-it në këtë proces do të jetë e vazhdueshme.

Ndërsa Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi Irma Baraku shprehu angazhimin e saj për të punuar ngushtë me institucionet shtetërore dhe shoqërine civile për të realizuar në praktikë detyrimet që rrjedhin në zbatim të ligjit.

Në konferencë merrnin pjesë edhe zëvendësministrja e Brendshme Iva Zajmi, Zëvendësministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

mit/NOA

KOMENTE