English

MPÇSSHB, aktivitete për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Tiranë, 23 shkurt 2011, NOA – Me sloganin “Bota Jonë, Paqe, Sfidë dhe Integrim” Ministria e Punës ka nisur një fushatë aktivitetesh që i kushtohen fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe integrimit të tyre në shoqëri. Këto aktivitete synojnë zhvillimin dhe integrimin në jetën sociale të fëmijëve që nuk shikojnë, atyre që nuk dëgjojnë e nuk flasin si dhe atyre fëmijëve të cilët vuajnë probleme mendore dhe fizike.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Spektakleve “Karabashi”, veprimtaritë po zhvillohet pikërisht në qendrat dhe shkollat që trajtojnë këto kategori fëmijësh.

Aktivitetet përfshijnë trajnime disaditore dhe ngjarje artistiko-kulturore, në të cilat do të jenë protagonistë vetë fëmijët, të cilët do të shfaqin vlerat dhe talentet e tyre në interpretime muzikore, valle, pikturë dhe të tjera fusha të jetës.

Koncerte po organizohen edhe me fëmijët që mësojnë dhe trajtohen në shkollat speciale të kryeqytetit për fëmijët që nuk shohin, nuk dëgjojnë apo nuk flasin.

Aktivitetet me moton “Bota jonë Paqe, Sfidë dhe Integrim” është një nismë sociale që ka për qëllim plotësimin shpirtëror dhe argëtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ajo i vjen në ndihmë edhe integrimit social të këtyre fëmijëve.

mit/NOA

KOMENTE