Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria dëmshpërblen 408 ish të dënuar të regjimit me mbi 1 miliardë lekë
English

Qeveria dëmshpërblen 408 ish të dënuar të regjimit me mbi 1 miliardë lekë

Tiranë, 23 shkurt 2011, NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot gjatë mbledhjes së përjavshme një tjetër vendim për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, që përcakton masat e dëmshpërblimit për 408 ish të dënuar politikë të regjimit komunist.

Sipas Qeverisë, kërkesat e këtyre ish të dënuarve janë miratuar pasi këta persona kanë përmbushur kriteret ligjore.

Të 408 ish të dënuarit politikë që përfituan dëmshpërblim me vendimin e sotëm kanë vuajtur dënimin me burg nga data 30.11.1944 deri më 01.10.1991, ndërkohë që kanë përfituar edhe familjarët e të dënuarve me dënim kapital (të pushkatuar apo të ekzekutuar).

Shuma e masave financiare e përllogaritur sipas këtij vendimi, në total është 1 355 457 123 lekë.

Kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të vazhdojë disbursimet financiare të ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, në përputhje me programin e premtuar.

Po sot, qeveria miratoi edhe vendimin për miratimin e strukturës dhe të Organikës së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

mit/NOA

KOMENTE