English

Samsung prezanton teknologjinë e re të ekraneve super AMOLED

SHBA, 23 Shkurt NOA - Me rastin e Kongresit Mobile që u organizua në Barcelonë, Samsung ka ilustruar teknologjinë e re të ekraneve me display Super AMOLED Plus, me një filmim që shpjegon motivet e superioritetit të kësaj teknologjie. Krahasuar me ekranet tradicional, ato me display Super AMOLED Plus mund të kenë avantazhin jo vetëm në një aspekt, por në një pjesë të madhe kromatike, ndriçimi, frekuence dhe me një kontrast tepër të lartë. Një nga smartphonet që ka përdorim të display në Super AMOLED Plus është Samsung GT-i9100 Galaxy S II, i cili pritet të vijë në treg gjatë pranverës.

r.b/NOA

KOMENTE