English

Vjen në Tiranë e Prishtinë, këngëtari i famshëm Manu Chao

LEXONI NDRYSHIMIN E FUNDIT: Koncerti i Manu Chao do të mbahet në stadiumin “Qemal Stafa”Më poshtë ndiqni këngën më të njohur të Manu Chao në Shqipëri por dhe në të gjithë botën, “Me gustas Tu”. Po ashtu mund të ndiqni edhe këngën tjetër “Mi vida”. Këto dhe të tjera, fansat e Manu Chao mund ti shijojnë më 10 prill në Prishtinë dhe më 12 prill në Tiranë. Edhe "Klandestino" që gjeni gjithashtu më poshtë, është një ndër këngët më të dashura të Manu Chao

Tiranë, 23 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Është zyrtare. Manu Chao ka vendosur të realizojë një tur ballkanik dhe në të ka përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në muajin prill, pikërisht më 10 të muajit, Manu Chao do të jetë në Prishtinë, por vendi i koncertit ende nuk është saktësuar.

Kurse dy ditë më pas, më 12 prill 2011, Manu Chao do të ketë koncertin e tij në pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Në “Balkan Tour 2011” që zhvillohet gjatë gjithë muajit prill, koncerte do të zhvillohen dhe në disa vende të tjera të rajonit.

Kështu më 2 prill, Manu Chao do të jenë në Tivoli Hall të kryeqytetit slloven, Lubjanë;

Më 4 prill në Dom Sportova, Zagreb – Kroaci; më 6 prill, në Sarajevo / Bosnia në Dom Mladih; më 8 prill në Novi Sad / Serbia, tek SPC Spens, më 14 prill, në Bullgari, Sofia, tek Festivalna Hall, më 16 prill në Bukuresht, Rumani, në Sala Palatului.

Kurse në Stamboll, Turqi, Manu Chao do të zhvillojë dy koncerte, më 18 dhe 19 Prill, në Babylon Club.

Momentialisht, Manu Chao po zhvillon një tur koncertesh në Brazil.

Më poshtë ndiqni këngën më të njohur të Manu Chao në Shqipëri por dhe në të gjithë botën, “Me gustas Tu”.

Po ashtu mund të ndiqni edhe këngën tjetër “Mi vida”. Këto dhe të tjera, fansat e Manu Chao mund ti shijojnë më 10 prill në Prishtinë dhe më 12 prill në Tiranë. Edhe "Klandestino" që gjeni gjithashtu më poshtë, është një ndër këngët më të dashura të Manu Chao.

e.t/NOA

[media id=162 width=600 height=440]

[media id=163 width=600 height=440]

[media id=164 width=600 height=440]

KOMENTE