English

Dade, OSBE-së: Dërgoni mision, demokracia në rrezik

Vjenë, 24 shkurt 2011, NOA – Sekretarja Ndërkombëtare e Partisë Socialiste deputetja Arta Dade, njëherësh anëtare e delegacionit parlamentar shqiptar pranë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i bëri thirrje OSBE-së të diskutojë për dërgimin e një misioni të Asamblesë për të verifikuar gjendjen e demokracisë së rrezikuar në Shqipëri.

Deputetja Dade e bëri këtë apel gjatë punimeve të sotme të Sesionit të Dimrit të kësaj Asambleje, që po mbahet në datat 24-25 shkurt në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Përgjithshëm për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare, zonja Dade ngriti shqetësimin për krizën e rëndë politike, që ka mbërthyer vendin dhe korrupsionin në rritje gjë që sollën si rezultat dhe demonstratën e 21 janarit, gjatë të cilës u vranë nga Garda e Republikës 4 qytetarëve të pafajshëm, jashtë territorit të Këshillit të Ministrave.

Deputetja Arta Dade duke informuar Asamblenë e OSBE-së theksoi se gjatë demonstratës së 21 janarit u dhunuan në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut si gjatë protestës edhe pas saj.

Zonja Dade informoi se policia ushtroi dhunë në komisariate ndaj pjesëmarrësve në këtë demonstratë. , plagosjen dhe dhunimin e gazetarëve, etj.

Ndërkaq sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade informoi anëtarët e këtij komisioni për sulmet e paprecedenta të maxhorancës ndaj institucioneve të pavarura.

Deputetja socialiste shprehu ijndinjatën se maxhoranca e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha po e kthen parlamentin në një institucion jofunksional, ku sipas Dades shkelen hapur të drejtat e opozitës dhe nuk respektohet Rregullorja e miratuar për funksionimin e këtij institucioni.

Këto deklarata deputetja Arta Dade i bëri ndërkohë që në parlamentin shqiptar po diskutohet propozimi i mazhorancës për ndryshime në rregullore sa i përket kufizimit të imunitetit të deputetëve të akuzuar për korrupsion aktiv e pasiv, ndryshime këto që sipas opozitës janë antikushtetuese dhe synojnë të pengojnë Prokurorinë dhe tërë drejtësinë të vërë nën akuzë jo vetëm deputetët, por edhe ministrat nën akuzë jo deputetë.

mit/NOA

KOMENTE