English

Kamera 3D Panasonic: Ja modelet e fundit

Tiranë, 23 Shkurt, NOA- Panasonic ka bërë zyrtare kamerën 3D të serisë 900 me lente Leica, me sistemin e përditësuar dhe të fuqishëm 3MOS që ofron mundësinë për të regjistruar clips me definicion dhe cilësi si në modelin tradicional 2D dhe në atë 3D . Modelet e sapo paraqitura janë: Panasonic HDC-TM900, HDC-HS900 dhe HDC-SD900 me teknologjinë e re Crystal Engine Pro që ka performancë të lartë edhe në ndriçim të ulët.

Panasonic zbulon kështu një treshe videokamerash të reja digjitale: Panasonic HDC-TM900, Panasonic HDC-HS900 dhe Panasonic HDC-SD900 me sistemin e ri të avancuar 3MOS, ekran dixhital dhe me cilësi të lartë, stabilizim optik të imazheve.

Ndër tiparet e përbashkëta teknike, është bit rate 28Mbps për të marrë pamje e qartësi të madhe dhe pa vija. Teknologjia Crystal Engine PRO përballon dritën e ulët dhe optika është projektuar nga Leica Dicomar.

Modelet Panasonic HDC-TM900, HDC-HS900 dhe HDC-SD900 janë të pajisura edhe me një zmadhim optik 12x, një ekran LCD prej 3.5-inch, touchcreen më shumë nga Touch Zoom e Touch Shutter dhe me një pamje elektronike EVF.

KOMENTE