English

Kontrabanda, ndalohet 52-vjeçari

Korçë, 24 shkurt, NOA – Një 52-vjeça është ndaluar dje nga policia për kontrabandë të mallrave ushqimorë.

Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Korçës dhe i ndaluari është Vasil Nasto, 52 vjeç, banues në fshatin Diellas të Korçës.

Ndaj tij ka nisur hetimi në gjendje të lirë, pasi në dyqanin e tij, tek tregu i shumicës që ndodhet në lagjen Nr. 17, në Korçë, është gjetur një sasi prej 162 litra vaj.

Sipas policisë për këtë sasi vajti, Nasto nuk dispononte asnjë dokumentacion shoqërues.

Policia bën të ditur se materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

a.k/NOA

KOMENTE