English

Korçë, konfliktohet me pronarin dhe i dëmton lokalin

Korçë, 24 shkurt 2011, NOA – Policia e Korçës nisi procedimin penal në gjendje të lirë të një personi, i cili ishte konfliktuar me pronarin e një lokali në Korçë duke i dëmtuar pronën. I ndaluari është 39-vjeçari Romeo Kreka banues në lagjen nr. 5 të qytetit të Korçës.

Sipas uniformave blu të Korçës Romeo Kreka duke qenë në gjendje të dehur, pasditen e të mërkurës u konfliktua me pronarin e një lokali në lagjen nr. 9, të cilit policia i jep vetëm inicialet, E.D 32 vjeç.

Gjatë konfliktit Romeo Kreka i ka shkaktuar më pas dëme me thyerje xhamash e karrigesh në lokal, të cilat kapin vlerën e 20.000 lekëve të rinj.

Romeo Krekës i rëndon tashmë akuza për konsumim të veprës penale të shkatërrimit të pronës me dashje dhe ai po ndiqet penalisht nga Prokuroria e qytetit.

mit/NOA

KOMENTE