Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lajçak: Shqipëria renditet e para në krizën politike, presim dialog
English

Lajçak: Shqipëria renditet e para në krizën politike, presim dialog

E enjte, 24 shkurt 2011, NOA- Miroslav Lajçak, i dërguari i përfaqësueses së Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Kethrin Ashton, iu ka bërë sërish thirrje palëve politike në Shqipëri që të kapërcejnë situatën në të cilën ndodhet vendi.

Gjatë një interviste të dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai është shprehur: “Ne jemi të shqetësuar, jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe asistojmë, por duhet të shohim gatishmërinë dhe dëshirën e të dyja forcave politike që të përfshihen në një dialog të ndershëm politik”.

Lidhur me kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Europian, sipas tij Shqipëria duhet të përmbush kriteret që ka vënë Brukseli në një axhendën e përbërë prej 12 pikash.

Ndërkaq ai ka theksuar se në krye të tyre qëndrojnë përpjekjet për një kulturë demokratike të bashkëpunimit dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Janë kushte të qarta që duhen plotësuar për Shqipërinë që të marrë kandidaturën e statusit, brenda fundit të këtij viti, por fatkeqësisht, në vend që të fokusohen në rekomandimet kryesore të përcaktuara nga Bashkimi Europian, vendi tani është thellësisht i ndarë dhe i fokusuar në konfliktet e brendshme sesa në Integrimin Europian. Kështu që ne jemi të shqetësuar, dhe jemi të gatshëm të ndihmojë dhe të asistojmë, dhe të shohim gatishmërinë dhe vullnetin e të dy forcave më të mëdha politike për tu angazhuar në dialog të ndershëm, dhe me pas të ndihmojmë”, është shprehur Lajçak.

Më tej ai ka shtuar se, “Ka shtete ku zhvillimi nuk është i kënaqshëm. Vendet po shkojnë drejt sfidave të politikës së brendshme, dhe në disa raste ne flasim për kriza politike, në të cilën Shqipëria është e para”.

Ai ka theksuar se shkak për këtë mund të jetë kriza ekonomike, mund të jetë fakti se Komuniteti Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian sigurisht po përpiqen që të zgjidhin më shumë problemet e tyre të brendshme ekonomike.

“Këto vende duhen drejtuar në proceset e integrimit dhe filozofia e Integrimit Europian është që vendet kanë prespektivën, por ato duhet të kenë anën proaktive”, kë deklaruar Miroslav Lajçak.

a.y/NOA

KOMENTE