English

Mark Zuckerberg tani një protagonist komik

SHBA, 24 Shkurt, NOA- Mark Zuckerberg, miliarderi më i ri në botë do të bëhet protagonisti i një libri komik që rrëfen jetën e tij. Libri me 48-faqe është shkruar nga Jerome Maida dhe ilustruar nga Sal Field, titullohet "Mark Zuckerberg, krijuesi i Facebook" dhe do të jetë në dispozicion nga e mërkura në libraritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bluewater Productions, shtëpia botuese, ka thënë se Zuckerberg në këtë libër është më objektiv nga sa është paraqitur në filmin "The Social Network", i cili ka marrë tetë çmime Oskar.

"Me të drejtë apo jo, Mark Zuckerberg i është dashur të jetë i ashpër me persona që ka takuar në rrugën e tij të gjatë dhe shumë dhe shumë prej tyre janë ndjerë të tradhtuar. Unë i kam qëndruar besnik fakteve. Askush nuk është plotësisht i pafajshëm në këtë histori", ka thënë Maida.

a.e./NOA

KOMENTE