Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Videoja me Beqirin, nuk ka shkelje ligjore
English

Prifti: Videoja me Beqirin, nuk ka shkelje ligjore

Tiranë, 24 shkurt, NOA – Deputeti Dritan Prifti ka njoftuar mungesën e tij në seancën ku ju hoq imuniteti me anë të një letre dërguar Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Në letrën e tij, ish-ministri shprehet se ka zgjedhur të mos marrë pjesë në seancë, për të mos ndikuar në votimin e kolegëve të tij.

Ai shprehet se deputetët duhet të votojnë pro heqjes së imunitetit ndërsa shton se në videon, për të cilën prokuroria kërkon hetime nuk ka asnjë shkelje.

“Prokuroria e Përgjithshme gjykoi që të kërkoj autorizim nga Kuvendi për ndjekjen time penale, në lidhje me një video që unë kam regjistruar vetë. Pavarësisht sa i çuditur jam unë nga kjo kërkesë, pavarësisht se në video nuk ka asnjë veprim të kundraligjshëm nga ana ime, pavarësisht se do më pëlqente të më kishin lejuar të jepja vullnetarisht sqarimet e mia, përpara se të bëhej kjo kërkesë për heqje imuniteti, tani jemi përpara një kërkese zyrtare të mbërritur në Kuvend”, shprehet Prifti”.

Më herët Kuvendi votoi me 119 vota pro dhe 3 kundër heqjen e imunitetit të Priftit.

Më poshtë lexoni letrën e plotë të ish-ministrit Dritan Prifti dërguar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Kam gjykuar mos të marr pjesë sot në seancë, meqë Kuvendi voton për dhënien e autorizimit për Prokurorinë për hetime ndaj meje. Nuk dua që kolegët deputetë të ndikohen në votim nga prezenca ime në sallë.

I kërkoj kolegëve, që pavarësisht nga marrëdhënia personale apo politike që kanë me mua, të votojnë PRO dhënies se autorizimit për Prokurorinë. Unë e kam deklaruar që në mbledhjen e Komisionit të Rregullores dhe Mandateve, që jam gati të lëshoj imunitetin tim parlamentar për çdo lloj hetimi nga Prokuroria. Kam deklaruar votën time PRO për të ndryshuar Kushtetutën e vendit për ta hequr përgjithmonë nga Kushtetuta imunitetin parlamentar, ashtu siç kam deklaruar që jam dakord me ndryshimin e Rregullores së Kuvendit për kufizimin e imunitetit dhe lëshimin e tij automatikisht për çdo kërkesë të Prokurorisë.

Përpara drejtësisë të gjithë duhet të jenë të barabartë, dhe deputetët nuk duhet të kenë imunitet ndaj çdo lloj hetimi. Prokuroria e Përgjithshme gjykoi që të kërkoj autorizim nga Kuvendi për ndjekjen time penale, në lidhje me një video që unë kam regjistruar vetë. Pavarësisht sa i çuditur jam unë nga kjo kërkesë, pavarësisht se në video nuk ka asnjë veprim të kundraligjshëm nga ana ime, pavarësisht se do më pëlqente të më kishin lejuar të jepja vullnetarisht sqarimet e mia, përpara se të bëhej kjo kërkesë për heqje imuniteti, tani jemi përpara një kërkese zyrtare të mbërritur në Kuvend.

Meqë Prokuroria ka dyshime se në këtë video mund të ketë veprime të parregullta dhe të kundraligjshme, unë ju kërkoj t’i hapim rrugë këtij hetimi sa më shpejt. Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë deri në zbardhjen e plotë dhe eleminimim e çdo dyshimi të tyre mbi videon.

Ju lutem njoftoni kolegët deputetë, që është vullneti im të mos jem prezent në seancë, dhe qe seanca duhet të procedojë në plotësimin e kërkesës së Prokurorisë edhe pa mua. Ju faleminderit”.

a.k.NOA

KOMENTE