Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Ahmetaj, 13 milionë euro kundër vizave
English

Topalli: Ahmetaj, 13 milionë euro kundër vizave

Tiranë, 24 shkurt, NOA – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi sot deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj se me anë të pasurisë, që sipas saj, e ka vjedhur nga “Albtelekomi”, gjatë kohës kur ka qenë zyrtarë i shtetit, ka financuar bllokimin e liberalizimit të vizave.

Pas fjalës së mbajtur pak minuta më parë në Kuvend, ku Ahmetaj akuzoi Topallin për shkelje të ligjeve dhe Rregullores, Topalli u shpreh se ai është një nga deputetët më të pasur në Kuvend, sipas saj me rreh 13 milionë euro.

“13 milionë euro i përdore për të blerë Bostinarun (deputet i PE-së), një racist që flet kundër vizave. I vodhe paratë nga Albtelekomi”, tha Topalli.

Ajo u shpreh se dalja kundër heqjes së imunitetit lidhet dhe me pasurinë. “Si do t‘i mbrosh ti milionat e eurove, prokuroria s’ti hap dosjet. Ke pasur dosje ndaj nuk e heq imunitetin, po shoqja e bulevardit ta ka mbyllur. Me para të vjedhura nga Albtelekomi bashkë me kompaninë Hermës, lobove kundër vizave”, tha sot Topalli.

Pas replikës me Ahmetajn, kryetarja e Kuvendit nuk ja ka dhënë më fjalën deputetit socialist.

a.k/NOA

KOMENTE