Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Celulari, modifikon metabolizmin e trurit
English

Celulari, modifikon metabolizmin e trurit

SHBA, 24 Shkurt, NOA – Përdorimi i telefonave celularë ndryshon metabolizmin e trurit pas 50 minutave bisede në telefon. Niveli i glukozës në tru rritet në zonat afër antenës së celularit.

Kjo është ajo që ka dalë nga një studim i fundit i "National Institutes of Health" (Instituti Kombëtar i Shëndetit) në Shtetet e Bashkuara, publikuar në prestigjiozen “Journal of the American Medical Association” (Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane).

Studimi i cili ka përfshirë 47 persona, ka monitoruar efektin e fushave magnetike (RF-EMF) që vjen nga antena e një telefoni celular.

Në mënyrë të veçantë, vëmendje i është dhënë shpërndarjes së glukozës në dy kushte të ndryshme: kur vullnetarët bisedonin me telefon të fikur dhe të ndezur. Truri i tyre është analizuar më pas për të zbuluar ndryshimet në sasisë e glukozës në qarkullim, duke parë aktivitetin e saj më shumë ose më pak në tru dhe u gjet një rritje prej 7% në zonat e trurit të afërta me antenën e celularit të ndezur. Studiuesit arritën në përfundimin se "truri i njeriut është i ndjeshëm ndaj efekteve të fushave elektromagnetike RF-EMF, por nuk është e qartë nëse këto janë efekte të dëmshme për shëndetin”.

Pra, sipas shkencëtarëve efekte ka, por nuk është e qartë pasojat që mbartin ato për shëndetin

"Megjithatë – thonë hulumtuesit - rezultatet nuk tregojnë asnjë lidhje reciproke në mes të përdorimit të telefonave celularë dhe efekteve të mundshme kancerogjene, edhe pse kjo nuk është përfundimtare. Ne kemi nevojë për studime të reja".

Deri më tani, studimi më i madh në këtë temë, realizuar në 420.000 përdorues të telefonisë së lëvizshme në Danimarkë, nuk gjeti një lidhje definitive në mes të rrezikut të kancerit dhe përdorimit (ose të keqpërdorimit) të telefonit, por dhe nuk e ka përjashtuar këtë.

Hulumtuesit amerikanë kanë vendosur të analizojnë problemin, duke filluar nga një tregues i vlefshëm i veprimtarisë së trurit (glukozës), dhe duke vlerësuar si dhe për sa kohë përdorimi i celularit “ndez” zonat e trurit.

Mbetet për t'u parë,thonë shkencëtarët nëse kjo do të thotë se ka një rrezik për shëndetin.

KOMENTE