English

Ekstradohet nga Greqia agresori-hajdut

Lushnje, 25 shkurt 2011, NOA- Në bashkëpunim me Interpol Tirana u bë i mundur ekstradimi nga Greqia i shtetasit Armand Pepa, 33 vjeç, banues në Lushnje.

Ndaj këtij shtetasi u be ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhune në bashkëpunim.

Armand Pepa është shpallur në kerkim nga Komisariati i Policisë Lushnje në vitin 2005, pasi po këtë vit në bashkëpunim me shtetasit Genci Mezini, Afrim Meçe dhe Ibrahim Meçe kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Roland N. ngjarje e ndodhur në fshatin Goricaj Lushnje.

a.y/NOA

KOMENTE