Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjenden dy të rinj, u bllokuan nga bora në Korçë
English

Gjenden dy të rinj, u bllokuan nga bora në Korçë

Korçë, 25 shkurt, NOA - Dy të rinj nga Tirana janë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e të ftohtit, në zonën e Vidhkuqit në Korçë. Neritan Hasani dhe Stefan Dono kishin humbur rrugën në zonën malorë të Vithkuqit, teksa ishin nisur për një vizitë tek të afërmit e tyre.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Korçës e cila saktëson se të rinjtë janë gjetur në orët e parë të mëngjesit.

Alearmi për humbjen e dy të rinjve është bërë nga familjaret e tyre, të cilët kanë njoftuar për kontaktin e fundit që kanë pasur me dy të rinjtë. Pas dhënies së koordinatave të para policia ka shkuar në fshatin Katundi i Ri në Komunën e Vithkuqit, për lokalizimin dhe gjetjen e dy të rinjve.

Të rinjtë ishin nisur për një vizitë tek të afërmit e tyre në këtë fshat. Hasani dhe Damo kanë humbur më pas rrugën dhe kontaktet si me shtëpinë, ashtu dhe me të afërmit e tyre. Pas disa orë kërkimesh policia ka arritur t’i gjejë ata në fshatin Shtyllë të Komunës Vithkuq.

Pas marrjes së ndihmës së parë, të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. Në operacionin e kërkimit janë angazhuar strukturat e policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, komisariatet e Korçës dhe Kolonjës.

a.k/NOA

KOMENTE