Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitën lokalin në Përmet, pranga dy bashkëpunëtorëve
English

Grabitën lokalin në Përmet, pranga dy bashkëpunëtorëve

Përmet, 25 shkurt 2011, NOA- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Përmetit, pasi janë arrestuar në flagrancë për vjedhje me thyerje të një lokali.

Rreth orës 23.00, mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Këlcyrës , u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Artur Xhemali, 46 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj të rrethit Tepelenë, i dënuar më parë për vjedhje; Shefit Jaupi, 25 vjeç, lindur dhe banues, në fshatin Allkomemaj të rrethit Tepelenë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Ballaban të rrethit Përmet, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.00 , këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer me thyerje vjedhjen e lokalit në pronësi të shtetasit I.R, lindur dhe banues në Ballaban të rrethit Përmet.

Prej andej kanë marrë një sasi të konsiderueshme stekash me cigare, një aparat ekspresi, pije freskuese, detergjent larje, si dhe 30 000 lekë.

Këta shtetas pasi kanë kryer vjedhjen duke përdorur leva hekuri, pinca, kacavida, dhe dorashka , janë larguar në drejtim të Këlcyrës me automjetin e tyre tip “Fiat” me targa BG 106 EC me pronar Artur Xhemali.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura si dhe sendet që kishin përdorur për të kryer vjedhjen si: pinca, leva hekuri, kaçavida dhe dorashka.

Arrestimi erdhi pas postblloqeve të ngritura nga ana e policisë, pas denoncimit të vjedhjes nëpërmjet një telefonate.

Dy të ndaluarit do të hetohen për veprën e “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.

a.y/NOA

KOMENTE