Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Faleminderit SHBA-ve për ndihmën
English

Haxhinasto: Faleminderit SHBA-ve për ndihmën

Tiranë, 25 shkurt, NOA – Pala shqiptare falënderon atë amerikane për qëndrimin e hapur dhe të drejtpërdrejtë të SHBA-së në lidhje me situatën politike në Shqipëri, në koherencë të plotë me BE dhe OSBE, në mbështetje të legjitimitetit dhe funksionimit të sistemit demokratik. Një fakt të tillë, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ia komunikoi zv/Ndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman, gjatë një takimi të përbashkët. Në takim u diskutua mbi situatën politike në Shqipëri, marrëdhëniet dy dhe shumëpalëshe, si dhe zhvillimet në rajon. Nga ana e tij, Countryman theksoi rëndësi që u duhet kushtuar pavarësinë së institucioneve. Sipas tij, SHBA mbështet një hetim të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës për ngjarjet e 21 janarit. Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit u ndalën mbi situatën në rajon duke venë theksin në gjendjen e tanishme në Kosovë pas konstituimit të institucioneve qeverisëse. n.e/NOA

KOMENTE