English

NATO akuzohet për vrasjen e civilëve në Afganistan

E premte, 25 shkurt 2011, NOA- Qeveria Afgane nëpërmjet hetuesve të saj akuzon paktin e Atlantikut të Veriut, e njohur ndryshe si NATO për vrasje të civilëve.

Hetues të qeverisë afgane deklaruan për mediat Britanike se 65 civilë, midis të cilëve 50 gra dhe fëmijë, u vranë në një operacion të NATO-s, javën e shkuar.

Vetë NATO refuzon akuzat, ndërsa misioni i Aleancës, Isaf, pretendon se asnjë provë fillestare nuk është gjetur që sugjeron këto vrasje. Zyrtarët lokalë të qeverisë së Karzait, bënë të ditur se nga bombardimet e NATO-s, 20 gra, 29 fëmijë dhe një numër shumë i lartë burrash të paarmatosur mbetën viktima, si pasojë e këtyre sulmeve. a.y/NOA

KOMENTE