Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndëshkohen për vjedhje, BBF, Club TV, Supersonic dhe TV e Koço Kokëdhimës
English

Ndëshkohen për vjedhje, BBF, Club TV, Supersonic dhe TV e Koço Kokëdhimës

Tiranë, 25 Shkurt 2011 NOA – Tre ndër televizionet muzikore në vend janë ndëshkuar sot nga KKRT pasi u gjetën me shkelje në mosrespektimin e të drejtës së autorit. Kurse Tv A1, televizioni privat i Ndëshkohen për vjedhje, BBF, Club TV, Supersonic dhe TV e Koço Kokëdhimës, biznesmeni qe kontrollon edhe gazetat Shekulli, Sporti Shqiptar si dhe radion kombetare +2 etj., eshte3 vendosur te mos i rinovohet licenca.

Vendimet erdhën pasi sot nën drejtimin e Kryetares, Dr.Endira Bushati, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori vendimet, që konsistonin kryesisht në sanksione me paralajmërim për mosrespektim të të drejtave të transmetimit ndaj subjekteve televizivë privatë: “TV BBF”; “Club TV”; “TV Supersonic”; “TV Kabllor Kombi”.

Gjithashtu KKRT vendosi heqjen paraprake të licencës së subjektit televiziv privat vendor “TV Tele 1”.

Kurse urdhëroi edhe mosrinovim paraprak të licencës për subjektet: “Radio e Parë Mat”; “TV Lezha”; “TV A1”; “TV 6+1”; “TV BBF”.

Në mbledhjen e sotme, KKRT vendosi edhe organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë radiofonikë privatë vendorë si dhe organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë televizivë privatë kabllorë.

e.t/NOA

KOMENTE