Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në botën arabe është viti 1848 - jo 1989
English

Në botën arabe është viti 1848 - jo 1989

Marrë nga "Washington Post"

Në javët e fundit, shumë njerëz kanë tërhequr paralele midis turmave në Tunis, Bengazi, Tripoli e Kajro dhe turmave në Pragë e Berlin para dy dekadash. Megjithatë, dallimet midis tyre janë të mëdha. Revolucionet e rrugës që i dhanë fund komunizmit, kanë zbatuar një trend të ngjashëm, për faktin se ato u nxitën mbi një ngjarje të vetme politike: tërheqjen e papritur të mbështetjes sovjetike për diktatorin lokal. Revolucionet arabe, për dallim, janë prodhim i shumë ndryshimeve – ekonomike, teknologjike dhe demografike – dhe kanë shije e kuptim ndryshe. Në këtë kuptim, ato gjasojnë më shumë me rebelimet e vitit 1848 seç gjasojnë me ato të 1989-ës. Ndonëse të frymëzuara përgjithësisht nga idetë e nacionalizmit liberal dhe të demokracisë, protestuesit, kryesisht të shtresës së mesme, kishin synime të ndryshme më 1848, ashtu siç kanë sot edhe homologët e tyre arabë. Në Hungari, ata kërkonin pavarësi nga sunduesit austriakë Habsburg. Në Gjermaninë e sotme, ata synonin të bashkonin gjermano-folësit në një shtet të vetëm dhe në Francë ata donin të përmbysnin monarkinë. Shumica e kryengritjeve të 1848-ës dështuan. Hungarezët vërtet përzënë austriakët, por vetëm për një kohë të shkurtër. Gjermanët nuk arritën të bashkoheshin, kurse francezët krijuan një republikë, e cila përjetoi kolaps vetëm një vit më vonë. Kushtetutat u rishkruan e u shfuqizuan. Monarkët u përmbysën për t’u rivendosur sërish. Në botën arabe po ashtu shihen njerëz të ndryshëm me qëllime të ndryshme. Në Egjipt, vendimet e marra nga ushtria mund të kenë rëndësi aq edhe sa veprimet e turmës. Në Bahrein, konflikti ndërmjet sunitëve dhe shiitëve është kryesori. Roli i Islamit nuk është i njëjtë në vendet si Tunizia dhe Jemeni. Në Libi, regjimi e ka treguar tashmë veten të gatshëm për të përdorur dhunën masive, së cilës të tjerët i janë shmangur. Duket se në vitin 2012 disa apo të gjitha nga këto revolucione mund të shihen si të dështuara. Diktatura mund të rivendoset, demokracia nuk do të punojë, konflikti etnik do të kthehet në dhunë etnike. Sikur në vitin 1848, një ndryshim i sistemit politik mund të marrë kohë të gjatë dhe nuk mund të vijë përmes revolucionit popullor. Negociatat janë një mënyrë më e mirë dhe më e sigurt për të dorëzuar pushtetin. Televizioni krijon iluzionin e një tregimi linear, duke u dhënë ngjarjeve një fillim, një zhvillim dhe një fund. Jeta e vërtetë nuk është kështu – 1848-a nuk ishte kështu.

NOA

KOMENTE