English

PDIU, nesër protestë para Kuvendit kundër regjistrimit të popullatës

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Nesër, në orën 11:00, përfaqësuesit e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, bashkë me ata të Klubit të Patriotëve të Rinj, do të organizojnë një protestë kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, kjo protestë do të zhvillohet përkatësisht përpara Parlamentit, duke kërkuar nga deputetët shtyrjen e regjistrimit.

Ky është reagimi kundërshtues i radhës ndaj këtij regjistrimi, për të cilin duket se shumë organizma dhe forca politike në vend kanë dalë kundër.

n.e/NOA

KOMENTE