Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama nis turin në rrethe: Fajin e ka Saliu
English

Rama nis turin në rrethe: Fajin e ka Saliu

Elbasan, 25 shkurt 2011, NOA – Pas takimit që pati me numrin dy të diplomacisë amerikane, Zëvendës/Sekretarin Amerikan të Shtetit James B. Steinberg, shefi i opozitës Edi Rama nisi sot turin e ri të takimeve në rrethe me bazën e Partisë Socialiste, një tur që ka për parrullë “Fajin e ka Saliu”. Takimin e parë të këtij turi, Kryetari i Partisë Socialiste e nisi nga qyteti i Elbasanit.

Kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij në këtë takim, i cili ka nisur pak minuta më parë deklaroi se beteja e opozitës kundër qeverisë dhe koalicionit të turipi nuk do të ndalet.

"Ne do të vazhdojmë betejën tonë në rrugë, Kuvend dhe zgjedhje", deklaroi Rama nga Elbasani.

Duke folur për zgjedhjet vendore të 8 majit, Rama tha se "Meta me Saliun ëndërrojnë që PS të bojkotojë zgjedhjet", tha Rama duke nënkuptuar se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e 8 majit.

Sipas tij në qendër të takimeve me bazën socialiste në rrethe do të jenë protestat e opozitës, për të cilat Rama në demonstratën më të fundit në Tiranë siguroi se ato do të zhvillohen përditë e për javë, me qëllim që Kryeministri Sali Berisha të largohet vetë nga pushteti.

Shefi i opozitës ka garantuar se “Beteja jonë kundër pushtetit që vodhi votat në vitin 2009, dhe kundër pushtetit që vrau qytetarët e pafajshëm në 21 janar nuk do të ndalet”.

Rishtas Rama ka ritheksuar se protestat e opozitës do të vazhdojnë pasi pushteti kërkon të gllabërojë vetëm në dy muajt para zgjedhjeve vendore plot 1280 pasuri të popullit.

“Fajin e ka Saliu” tha Rama në takimin me bazën socialiste në Elbasan ku merrnin pjesë edhe deputetë socialistë të qarkut të Elbasanit, duke nënvizuar se “jemi më të vendosur se kurrë”.

Rama i është referuar edhe video-përgjimit Meta-Prifti, duke e cilësuar videokusarinë si një episod të neveritshëm për shqiptarët.

Sipas Ramës, koalicioni i turpit rri në këmbë në kurriz të shqiptarëve.

Duke thënë se lajtmotiv i takimeve në rrethe nën parrullën “Fajin e ka Saliu” do të jenë vazhdimësia e protestave të opozitës për largimin e qeverisë Berisha, Rama ka ritheksuar se opozita kërkon të vërë në vend dinjitetin e shqiptarëve duke ndërtuar një Shqipëri të vërtetë dhe që u takon të gjithëve.

mit/NOA

KOMENTE