English

Steinberg takon Topin e Berishën, takim me Ina Ramën

Tiranë, 25 shkurt 2011, NOA- (Update) Pak më parë përfundoi takimi i Zv. Sekretarit Amerikan të shtetit James Steinberg me Kryeministrin e vendit Sali Berisha.

Ky takim erdhi pas atij të kryer më herët me Presidentin e vendit Bamir Topi.

Ndonëse u zhvillua i mbyllur për mediat, ajo çka është thënë në takim mësohet se do të bëhet e ditur nga vetë kreu i ekzekutivit, në një deklaratë të tij të mëvonshme.

Ndërsa vetë Steinberg fjalën e tij, do e japë për mediat pak minuta par largimit të tij nga vendi ynë.

Në këto momente ai është duke zhvilluar takim me kryeprokuroren Ina Rama.

Në këtë takim ai pritet të japë mbështetjen e SHBA-ve për Prokurorinë, për hetime të pavarura lidhur me ngjarjet e 21 janarit.

Zv. sekretari Amerikan i Shtetit Steinberg këto takime po i zhvillon nën shoqërinë e

zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Tomas Kantriman.

Pas përfundimit të këtij takimi, Steinberg pritet të takojnë kreun e opozitës Edi Rama.

a.y/NOA

KOMENTE