English

Identifikohen 3 të arrestuarit me 30 kg hashash

Tiranë, 27 shkurt, NOA – Policia e Tiranës ka bërë të ditur emrat e tre personave që u arrestuan orët e para të mëngjesit të sotëm për trafik droge. Ata janë Gjergji Qose, Genci Zekolli dhe Ylli Abazi.

Arrestimi i tyre u bë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, pasi gjatë kontrollit ju sekuestruan 30 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa.

Policia bëri të ditur se tre personat ndiqeshin prej dy muajsh dhe vetëm dje u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e tyre duke kryer vepër penale.

a.k/NOA

KOMENTE