Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova: Hetime për varreza masive në Maqedoni
English

Kosova: Hetime për varreza masive në Maqedoni

Prishtinë, 27 shkurt, NOA - Ministria e Drejtësisë e Kosovës pritet së shpejti të kërkojë nga ministrie homologe në Maqedoni hetime mbi dyshimet për varreza masive me kosovarë të vrarë gjatë luftës në afërsi të Shkupit.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, për mediat rajonale. Dyshimet janë për ekzistimin e dy varrezave masive në afërsi të Shkupit pranë bregut të lumit Lepencë në zonën në afërsi të kufirit të Bllacës.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë nuk ka dhënë përgjigje lidhur me dyshimet mbi varrezat masive, edhe pse kohë më parë ishte paralajmëruar një nismë për të inspektuar zonat e dyshuara nga komisione të përbashkëta ndërshtetërore, të mbështetura edhe nga misioni EULEX.

Kërkesa për hulumtimin e varrezave masive në Maqedoni ishte shtruar gjatë muajit qershor të vitit të kaluar në një takim midis ish-ministrit të Drejtësisë të Kosovës, Haki Demolli me ambasadorin maqedonas në Prishtinë, Stojan Karajanov.

Në dy varrezat masive që janë në zonën kufitare të Maqedonisë me Kosovën, janë të varrosur viktimat e vrara dhe masakruara nga forcat serbe të rajonit të Kaçanikut, Ferizajit dhe zona të tjera përreth gjatë luftës së vitit 1999.

Serbia druan nga hapja e kësaj varreze në vendin fqinj, me qëllim të mos humbjes sërish të imazhit të saj.

NOA/INA

KOMENTE