Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediat: Pacolli shkeli Kushtetutën
English

Mediat: Pacolli shkeli Kushtetutën

Prishtinë, 27 shkurt, NOA - Vetëm pak minuta pasi është zgjedhur president, Behgjet Pacolli ka shkelur Kushtetutën, shkruan sot “Koha Ditore”. Në cilësinë e kreut të shtetit, ai ka votuar kabinetin qeveritar gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është mbajtur me 22 shkurt.

Pacolli shihet në xhirimin televiziv dhe në shumë foto me dorën e ngritur lart, duke e votuar kabinetin “Thaçi 2”. Presidentin i ri duket se nuk e ka pasur parasysh faktin se Kushtetuta nuk ia lejon që të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik, pas dhënies së betimit.

E në fakt, posti i deputetit kualifikohet si funksion i tillë.

Pacolli ka ndikuar në rezultatin e votimit të Qeverisë. Ka bërë që numri i mbështetësve të qeverisë së re, të rritet në 65. Se Pacolli ka votuar atë ditë, konfirmohet në bazë të numrit të përgjithshëm të deputetëve në sallë. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, para se t’i ftonte deputetët në votim, saktësoi se të pranishëm ishin 66 deputetë.

Pas votimit, në të cilin merr pjesë edhe Pacolli, Krasniqi konfirmon se 65 deputetë kanë votuar për dhe vetëm një kundër.

Rada Trajkoviç ka qenë ajo që e ka kundërshtuar përbërjen e qeverisë, bile duke i ngritur tre gishtërinj lart. Gjatë votimit të qeverisë, shihet se mungon një deputet që ka qenë i pranishëm, kur është zgjedhur presidenti. Mësohet se ai ka qenë i komunitetit serb.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të AKR-së, Ibrahim Makolli, nuk është në dijeni, nëse Pacolli ka votuar për qeverinë.

“Them sinqerisht se nuk e di”, ka thënë ai. Por kur i është sqaruar se pamjet televizive dëshmojnë se ai ka votuar, Makolli është përgjigjur: “Ndoshta në atë kohë, Pacolli ka qenë ende në mandatin e deputetit”. Mirëpo, profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se presidenti nuk ka mundur të votonte në Kuvend, pas dhënies së betimit.

“Prej momentit, kur ai (presidenti) e jep betimin, fillon t’i rrjedhë mandati. Dhe, në bazë të Kushtetutës, ai nuk mund të këtë asnjë funksion në parti politike e as ndonjë funksion tjetër publik”, ka deklaruar ai, nëpërmjet një bisede telefonike.

Bajrami ka sqaruar se momenti i betimit të presidentit shënon edhe fillimin e kufizimeve kushtetuese për njeriun e parë të shtetit. Edhe pse ka qenë njëri nga anëtarët e Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Bajrami nuk ka parapëlqyer që ta bënte vetë kualifikimin e shkeljes që ka bërë Pacolli.

a.k/NOA

KOMENTE