Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot fjala e fundit shqip në BBC
English

Sot fjala e fundit shqip në BBC

Londër, 27 shkurt, NOA - BBC në shqip do të ndalojë më 28 shkurt 2011 transmetimet e saj për dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe hapësirat e tjera shqiptare, 18 vjet pas rifillimit të transmetimeve radiofonike. Lajmi publikohet në faqen on-line të agjencisë, ku theksohet se gjatë viteve që nga 28 shkurti 1993 BBC-ja është munduar të jetë një burim i besueshëm, i paanshëm, i saktë informacioni.

BBC në shqip rifilloi të transmetonte kur në Shqipëri po hidhte rrënjë sistemi shumëpartiak, kur në Kosovë po shtohej shtypja e regjimit serb të Milosheviçit.

BBC ka qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët në këto vite, ngritja e demokracisë, trazirat sociale në vitin 1997 në Shqipëri, bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1998-1999, arritja e ëndrrës së Kosovës për pavarësi në vitin 2008, konflikti i armatosur në Maqedoni në vitin 2001.

NOA/BCC

KOMENTE