Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Yjet e Hollivudit zbresin në tapetin e kuq, sonte ceremonia e çmimeve Oskar
English

Yjet e Hollivudit zbresin në tapetin e kuq, sonte ceremonia e çmimeve Oskar

Los Angeles, 27 shkurt 2011, NOA – Yjet e kinemasë hollivudiane kanë pushtuar këtë të dielë “Kodak Theater” të Los Angeles në pritje të nisjes së Ceremonisë së 83-të të ndarjes së çmimeve Oskar. Filmat favoritë për çmimin Oskar janë “The King's Speech” (Fjalimi i mbretit) i mbështetur në historinë e vërtetë të mbretit George VI, “The Social Network”, “True Grit”, një realizimi i ri i një filmi klasik vestern dhe drama “Black Swan”(Mjelma e zezë).

“The king’s speech” ka 12 kandidime për çmimin Oskar, mes të cilëve për aktorin më të mirë protagonist Colin Firth, për aktoren më të mirë joprotagoniste Helena Bonham Carter, aktorin më të mirë joprotagonist Geoffrey Rush dhe për regjinë më të mirë Tom Hooper.

Mes aktorëve lider të çmimeve të Akademisë Oskar për këtë vit është edhe Natalie Portman për rolin e saj në dramën psikologjike “Black Swan” (Mjelma e zezë).

Në një sfilatë pa magjishme do të parakalojnë sonte në tapetin e kuq aktorët dhe kineastët më të mirë të Hollivudit në një ceremonia galante të ndarjes së Oskarëve, e cila do të drejtohet nga aktorët Xhejms Franko dhe An Hathwuej.

Aktori James Franco, deklaroi përpara ceremonisë se do të bëjë të pamundurën që spektakli i Oskarëve të këtij të jetë i paharrueshëm në tërë historinë e Hollivudit.

mit/NOA

KOMENTE