Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Obelisk në kryeqytet për 22 intelektualët e vrarë
English

Berisha: Obelisk në kryeqytet për 22 intelektualët e vrarë

Tiranë, 28 shkurt 2011, NOA - Kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot Ministrit të Kulturës që të çelë konkursin për ndërtimin e një obelisku në nderim të 22 intelektualëve të vrarë 60 vjet më parë pa gjyq nga regjimi i diktatorit Enver Hoxhës. “Një obelisk, i cili t’u kujtojë shqiptarëve një nga torturat kundër njerëzimit. Por dhe një nderim, i cili duhet t’u bëhet atyre, që u flijuan për fjalën e lirë për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar”, tha shefi i qeverisë gjatë mbledhjes së grupit kuvendor të Partisë Demokratike.

Shefi i ekzekutivit i kërkoi Institutit të Studimeve dhe Krimeve të Komunizmit, që të përgatisë dosjet mbi bazë të dokumenteve me qëllim që t’i dërgohen Prokurorisë për hetimin e kësaj masakre kundër njerëzimit.

“Këtë javë ishte dhe 60 vjetori i njërit prej krimeve më të rënda të njerëzimit të kryera në Shqipëri, të ekzekutimit pa gjygj të 22 intelektualeve shqiptarë. Intelektualë të shkolluar në perëndim burra që kishin bërë historinë e këtij vendi dhe të kombit të tyre u mblodhën në një mesnatë me urdhër të Enver Hoxhës dhe u ekzekutuan me një proces gjyqësor, që do të zhvillohej pas ekzekutimit të tyre”, rikujtoi kryeministri.

Ai bëri me dije se Shqipëria ka në fuqi ligjin e gjenocidit, e krimeve kundër njerëzimit.

“Ne jemi i vetmi vend, që e miratuam këtë ligj, sepse ne kemi përjetuar genocidim dhe krimet kundër njerëzimit. Instituti i studimeve dhe krimeve të komunizmit në ligjin e tij, ka tagrin për të përgatitur dosjet dhe për t’ia nisur ato prokurorisë mbi bazën e dokumenteve”, tha shefi i mazhorancës.

Kryeministri tha se obelisku në nderim të 22 intelektualëve të vrarë duhet të ngrihet në një nga sheshet e kryeqytetit, pasi me gjithë përpjekjet e bëra tha kryeministri “mendoj se nuk është bërë sa duhet për vlerësimin e atyre intelektualëve, të cilët ranë si martir të atyre vlerave që ne ndërtojmë sot”.

“Është shumë e rëndësishme që ne t’i nderojmë krahas një procesi të hapur transparent, gjyqësor, që duhet të ndërmerret ndaj këtij krimi të shëmtuar, të kryer nga regjimi i Enver Hoxhës”, nënvizoi kryeministri Berisha.

mit/NOA

KOMENTE