Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Boçi-Ramës: O turp, ku e ke skuqjen?!
English

Boçi-Ramës: O turp, ku e ke skuqjen?!

Tiranë, 28 shkurt, NOA – Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha sot se kryetari i Partisë Socialiste do të mbajë përgjegjësi për ngjarjen e 21 janarit e dhunën ndaj institucioneve dhe se shqiptarët e dinë se ai është përgjegjësi për viktimat.

“Shamia e lotëve të zisë në fytyrën tënde është akuza më e rëndë publike e nënave dhe motrave shqiptare ndaj teje që përdore jetë njerëzish për karrigen tënde. Çdo shqiptar pyet: O turp, ku e ke skuqjen?!”, tha sot në një konferencë për mediat, Boçi.

Ai u shpreh se Rama e ktheu të majtën në një parti dhunë dhe se gjithçka u bë në 21 janar për karrigen e kreut të PS.

“Edvin Kristaq Rama, njeriu që ktheu Partinë Socialiste në parti të dhunës, kreu i pjellave të Gedafëve, Benalive e Mubarakëve shqiptarë që PD-ja i përmbysi në vitin 1991, njeriu që është i gatshëm të shkelë mbi 13 mijë kufoma për karrigen që kërkon të marrë me dhunë, nuk i shpëton përgjegjësisë për grushtin e shtetit të dështuar të 21 janarit dhe as përgjegjësisë për viktimat që përdori si mish për top për karrigen e tij”, tha sot Boçi.

Deputeti i PD-së u ndal edhe në akuzat për abuzime në bashkinë e Tiranës.

“Edvin Kristaq Rama, ky monument i korrupsionit në Shqipëri, ai që ktheu Partinë Socialiste në Partinë e vetme të dhunës në Evropë, kryepuçisti i grushtit të dështuar të 21 janarit, i njohur në botë si Mr.20%, i njohur në Tiranë e Shqipëri si ai që rreh e dhunon çdo grua të tij, e para tyre nënën e tij, ulëret, me gjuhë ordinere çdo ditë, me shpresë të kotë se do shpëtojë nga përgjegjësia ligjore e organizimit të grushtit të dështuar të shtetit të 21 janarit”, tha ai.

Ndërsa shtoi se Rama nuk do të shpëtojë dot nga përgjegjësia për demonstratën e dhunshme më 21 janar.

“Edvin Kristaq Rama, përgjegjësi kryesor i grushtit të dështuar të 21 janarit dhe i 4 viktimave, ai që akuzoi babain e tij se ishte i ati i fëmijës së tij, ai që mohoi fëmijën e tij, ai që ëndërron të djegë çdo gjë për karrigen e tij, i shpërfytyruar e me gjuhë ordinere, përdor e helmatis mediat e tij, për të shpëtuar nga përgjegjësia që ka për viktimat që ai vetë paralajmëroi me 20 janar”, tha sot Boçi.

a.k/NOA

KOMENTE