Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
De Brichambaut: Hetimi i 21 janarit të nxjerrë në dritë çdo aspekt
English

De Brichambaut: Hetimi i 21 janarit të nxjerrë në dritë çdo aspekt

Tiranë, 28 shkurt 2011, NOA – 21 janari duhet hetuar pas asnjë ndërhyrje e në mënyrë efektive dhe të shpejtë. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshmëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të jashtme Edmond Haxhinasto. De Brichambaut deklaroi se OSBE mbështet plotësisht Prokurorinë e Përgjithshme dhe hetimin e saj për ngjarjet e 21 janarit, për të cilin ai tha se hetimi duhet të jetë i plotë, i paanshëm dhe gjithëpërfshirës, duke mbuluar e duke nxjerrë në dritë të gjitha aspektet.

“Zëvendësministri i Jashtëm i Lituanisë ishte këtu në janar, në një kontekst delikat dhe shprehu mendimin se e drejta e demonstrimit paqësor duhet respektuar, duke e kombinuar atë me respektimin e rendit publik dhe se hetimet për demonstratën e 21 Janarit duhen kryer në një mënyrë të paanshme dhe të plotë”, rikujtoi Përfaqësuesi i lartë i OSBE-së.

I pyetur nga gazetarët lidhur me ndonjë bojkotim të mundshëm të zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së tha se “ne i kujtojme kujtdo regullat praktike që duhen respektuar lidhur me institucionet; në Shqipëri ka institucione demokratike, ka një kuadër legjislativ dhe ligjor; ndaj OSBE-ja, bashkë me partnerët e saj ka qenë e qartë në këtë drejtim”.

Ai tha se në të gjitha qëndrimet e e OSBE-së në frymë dhe në gërmë, është respektimi i të drejtave të njeriut për çdo individ, nëpërmjet zbatimit të ligjit dhe të institucioneve kushtetuese demokratike.

Duke folur në konferencën e përbashkët me ministrin Haxhinasto, De Brichambaut u shpreh se “Ne besojmë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara dhe se ajo do të vazhdojë të bëjë të gjitha ato hapa përpara, në mënyrë që t’i afrohet sa më shpejt objektivit të saj për të qenë anëtare edhe më aktive e 56 vendeve anëtare të OSBE-së dhe e një familjeje më të gjerë, e BE-së. OSBE-ja qëndron pranë jush, në mënyrë që të ketë një të ardhme sa më të mirë për të gjithë shqiptarët”, siguroi Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së.

Ai i nformoi gjithashtu se “Ne po punojmë në mënyrë që të krijohen kushtet që zgjedhjet e ardhshme lokale të jenë të mira dhe efektive. Për këtë qëllim, në janar ishte këtu një mision i Kryesisë së radhës së OSBE-së dhe ne po përgatisim një mision të gjerë vëzhguesish, të cilët do të ndjekin këto zgjedhje së bashku me vëzhguesit vendorë”, tha De Brichambaut.

Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto theksoi se “Një mirënjohje e veçantë i takon tashmë OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë në konsolidimin e institucioneve në Shqipëri, për përgatitjen dhe monitorimin e zgjedhjeve si dhe për faktin që kjo organizatë ka sjellë tashmë një standard të ri në vend”.

Sipas Haxhinastos u vlerësua qëndrimi i presidencës së OSBE-së përsa i takon situatës politike në vend.

“Këto kanë qenë qëndrime parimore, të cilat theksojnë dhe njohin legjitimitetin e kushtetutës dhe sistemit demokratik në Shqipëri. Këto organizma njohin parimet themelore të funksionimit të sistemit demokratik, që nënkuptojnë se dhuna nuk mund të arrijë objektivat politike, se të gjitha debatet politike zhvillohen brenda institucioneve dhe në përputhje të plotë me kushtetutën dhe me ligjet”, pohoi kreu i diplomacisë shqiptare.

Ai bëri me dije se në këtë takim u diskutua për rëndësinë që ka forcimi i vazhdueshëm i institucioneve në vend dhe funksionimi i tyre në përputhje të plotë me kushtetutën.

Cili është qëndrimi i OSBE-së lidhur me garancitë që kërkon opozita për zhvillimin e zgjedhjeve lokale?

Haxhinasto: Qeveria ka qenë gjithmonë e gatshme të japë të gjitha garancitë dhe po i jep këto garanci, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Ky vend funksionon në bazë të ligjeve dhe ofron të gjitha garancitë që ligjet dhe Kushtetuta garantojnë si për individin, për çdo parti politike dhe për gjithë sistemin demokratik.

Pyetje: Ju shprehet vlerësimin për punën e bërë nga Ambasadori i OSBE-së në Tiranë. Mirëpo opozita shqiptare ka bërë kritika ndaj pozicionit të shprehur prej tij kohët e fundit, të cilët kanë të bëjnë më vendimin e KQZ-së për zëvendësimin e komisionerëve pa praninë e përfaqësuesve të opozitës. A keni ndonjë koment mbi këtë?

De Brichambaut: Mendoj se Ambasadori këtu përfaqëson pikëpamjet politike të Kryesisë së Lituanisë të OSBE-së dhe ne e mbështesim atë.

mit/NOA

KOMENTE