English

Disa të dhëna për Motorolën e re Xoom

SHBA, 28 Shkurt NOA - Në dy ditë distancë nga debutimi në tregun amerikan, ka ardhur një përshkrim tepër i mirë i sekreteve të cilat gjenden në brendësi të Motorolës së ri Xoom, tableta e parë që ka mbërritur në dyqane me sistem operativ Android 3.0. Motorola Xoom nuk është ndër celularët më të thjeshtë për tu çmontuar dhe kjo si pasojë e 57 vidave që e mbajnë të lidhur. Megjithatë, pasi hapet, mund të vihet re një projektim i pastër, me pjesë të shumta të ndara nga njëra tjetra dhe kjo për të lehtësuar zëvendësimin e tyre në rast defekti. Vihet re dhe azhornimi për modulin 4G, që do të lançohet javët e ardhshme me azhornim falas, për momentin të zënë nga një skedë Mini PCI-Express e privuar nga çdo funksionalitet. Është tepër interesante të vihet re dhe fakti se “touchscreen-i” nuk është i instaluar në panelin LCD, për të parandaluar riparimi shumë të shtrenjta në rast thyerje.

r.b/NOA

KOMENTE