English

Ligji mbi qenin e vetmuar

Shangai, 28 Shkurt NOA - Pas ligjit mbi fëmijën e vetëm, Shangai ka vendosur të zbatojë dhe ligjin mbi qenin e vetëm.

Ligji, i cili hyn në fuqi pas datës 15 maj, do të reduktojë numrin gjithnjë e në rritje të kafshëve shtëpiake në qytetin e madh që numëron rreth 20 milionë banorë.

Çdo familje nuk do të lejohet të ketë më shumë sesa një qen. Shifrat zyrtare flasin për një numër prej 800 mijë qensh të pranishëm në Shangai, prej të cilëve vetëm rreth 25 % janë të regjistruar.

r.b/NOA

KOMENTE