English

Punë intensive për filmin e ri “Truproja”

SHBA, 28 Shkurt NOA - 19 vjet pas shfaqjes së filmit “Truproja”, një prej filmave më të njohur në kinematografinë botërore, fillojnë punimet për versionin e ri të tij. Shtëpia e produksionit Warner ka filluar të kërkojë pasardhësen e Whiteny Huston. Në internet qarkullojnë hipoteza nga më të ndryshmet mbi protagonisten e ardhshme të filmit, flitet për Rihannën, Beyonce, Jennifer Hudson, Leona Lewis, Alexandra Burke apo Christina Aguilera etj.

Ndërsa për sa i përket protagonsitit mashkull duhet thënë se, për mometnin nuk ka asnjë përshkrim, vetëm se besohet shumë tek Rachel Marron dhe me sa duket kjo është arsyeja që Warner, kohën më të madhe ja ka dedikuar “pasardhëses” së Whitney Houston.

r.b/NOA

KOMENTE