English

Akt terrorist në Gjermani, kapet një shqiptar

Sipas policisë gjermane, i riu shqiptar në moshën 21 vjeçar, i identifikuar si Arif Ukaj nga Mitrovica, rreth orës 15.20 të ditës së sotme, ka sulmuar me armë zjarri autobusin ushtarak amerikan

Frankfurt, 2 Mars 2011 NOA/ Update – Dy persona kanë mbetur të vdekur në vend dhe dy të tjerë po luftojnë me vdekjen pasi morën plagë serioze gjatë një sulmi të armatosur në aeroportin e Frankfurtit, raporton korrespondentja e Agjencisë NOA në Gjermani.

Hetimet e para të çojnë te një shqiptar nga Kosova, i cili sipas policisë, aludohet të jetë realizator i aktit që u quajt terrorist.

Sipas policisë gjermane, i riu shqiptar në moshën 21 vjeçar, i identifikuar si Arif Ukaj nga Mitrovica, rreth orës 15.20 të ditës së sotme, ka sulmuar me armë zjarri autobusin ushtarak amerikan.

Policia gjermane tha se ende nuk është në gjendje të saktësojë nëse plumbat që u shtien, kishin si synim autobusin ushtarak amerikan apo jo, por ajo që dihet është se dy shtetas amerikanë dhe dy të tjerë, të gjithë i përkisnin atij autobusi, vdiqën në Terminalin 2 të aeroportit të Frankfurtit.

Policia tha se autobusi ndodhej në parkimin e terminalit, i mbushur me ushtarë amerikanë dhe po i drejtohej një avioni ushtarak që do t’i dërgonte më pas në SHBA.

Kur kanë parë të riun e armatosur, ushtarët kanë dalë për ta neutralizuar por njëri prej tyre u vra bashkë me shoferin kurse dy të tjerë u plagosën rëndë.

Policia tha se ka arrestuar të riun 21 vjeçar dhe po heton një akt të mundshëm terrorizmi.

e.t/NOA

KOMENTE