Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli i jep lirinë edhe gardistit Mark Nikolli
English

Apeli i jep lirinë edhe gardistit Mark Nikolli

Tiranë, 2 mars, NOA Update – Menjëherë pas dy kolegëve të tij, Gazmend Ahmetaj dhe Sadik Çela, vendimi për lirimin e tij i është komunikuar edhe gardistit Mark Nikolli, nga ana e trupës gjykuese të Apelit në Tiranë.

Në këtë mënyrë, ajo ka kompletuar vendimin për tre gardistët të cilët janë akuzuar për implikim në vrasjen e 4 civilëve gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", nga ana e prokurorisë.

Ashtu siç veproi edhe me dy gardistët e parë, edhe për Mark Nikollin, gjykata e Apelit quajti të pabazuar në fakte vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës ndaj tyre për arrest me burg, 30 ditësh.

n.e/NOA

KOMENTE