Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bosh takon Krasniqin për zhvillimet në vend
English

Bosh takon Krasniqin për zhvillimet në vend

Kreu i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, priti ambasadorin holandez, z. Robert Bosch

Prishtinë, 2 Mars 2011 NOA - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot ambasadorin holandez, z. Robert Bosch i cili fillimisht e përgëzoi kryekuvendarin Krasniqi për rizgjedhjen në këtë post, ndërsa në vijim u bisedua rreth disa detajeve të vizitës së kryekuvendarit Krasniqi në Holandë, që do të bëhet para muajit maj të këtij viti. Gjithashtu ambasadori holandez e njoftoi kryekuvendarin Krasniqi edhe rreth vizitës së disa komisioneve parlamentare të këtij vendi që do t’i zhvillojnë së shpejti në Kosovë. Gjatë këtij takimi kryekuvendari Krasniqi e falënderoi ambasadorin e Holandës për vizitën, ndërsa foli për situatën në Kosovë, sfidat e brendshme dhe të jashtme që e presin vendin tonë, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, uljen e papunësisë etj., për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, liberalizimin e vizave, si dhe për dialogun me Serbinë.

a.b/NOA

KOMENTE