Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetet e PS: Në 8 mars gratë në bulevard kundër regjimit vrastar
English

Deputetet e PS: Në 8 mars gratë në bulevard kundër regjimit vrastar

Durrës, 2 mars 2011, NOA – Deputetet gra të Partisë Socialiste kanë nisur lajmërimet derë më derë për protestën e “8 marsit”, ku gratë shqiptare do të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të drejtat e tyre. Deputetet socialiste Klodiana Spahiu dhe Ermonela Felaj komunikuan me gratë durrsake, arsyet pse sot gratë duhet të protestojnë kundër Sali Berishës, nën sloganin “Gratë sot më shumë se kurrë”.

Deputetja Spahiu u tha atyre se “është faji i Saliut që gratë vuajnë varfërinë ekstreme dhe papunësinë, faji i Saliut që gjuha e pushtetit ka degraduar në gjuhën e urrejtjes”.

Në vijim deputetja Spahiu theksoi se “Në datën 8 mars, të gjithë ne gratë do të protestojmë për të drejtat tona, në orën 11.00 në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”. Jeni të ftuara të protestoni për gjithçka ndaj këtij regjimi totalitar. Jeni të ftuara të protestoni për gjithçka që na ka mbytur, për këtë korrupsion, për këtë këtë rritje çmimesh, për të gjitha këto padrejtësi që i bëhen grave tona”, apeloi zonja Spahiu.

Ndërsa deputetja e qarkut të Beratit, Ermonela Felaj u shpreh se “është faji i Saliut që fëmijët keqpërdoren nga pushtetit, faji i Saliut që nënat shqiptare janë veshur me të zeza ndërsa fëmijët kanë mbetur jetime, faji i Saliut që 26 shqiptarë të ndershëm humbën jetën në Gërdec, që 4 heronj u vranë nga Garda e Republikës në 21 janar”.

“Është shumë e rëndësishme që në datën 8 mars, të gjitha gratë e Shqipërisë më shumë se kurrë. Të protestojmë ndaj një qeverie që i injoron njerëzit në Shqipëri, i konsideron njerëzit sikur nuk kuptojnë, sikur nuk dëgjojnë, sikur nuk shohin”, tha ajo.

Felaj bëri thirrje që të gjitha gratë duhet të dalin në protestë për të gjitha padrejtësitë që po i bëhen vendit nga regjimi vrastar dhe i korruptuar.

“Në 8 Mars të gjitha gratë e Shqipërisë do të protestojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në orën 11, paqësisht kundër Sali Berishës, për një Shqipëri dhe një të ardhme më të mirë”, lajmëroi deputetja socialiste Ermonela Felaj.

mit/NOA

KOMENTE