English

Duran Duran, gati albumi i ri

Milano, 2 Mars NOA - Do të anonçohet më 21 mars, pas antipastës së dhjetorit ekskluzivisht për iTunes “All You Need Is Now”, albumi më i ri i Duran Duran. Grupi anglez ka qëndruar për katër ditë në Milano, që ka koinçiduar me javën e modës, për lançimin e punës së tyre të fundit që i ka rikthyer në meloditë e origjinës.

“Kemi qëndruar bashkë për 30 vjet, por shohim drejt së ardhmes” – bënë të ditur ata për Tgcom.

“Nga e shkuara nuk mund të fshijmë asgjë, por jemi tepër të lumtur deri këtu ku kemi mbërritur”.

r.b/NOA

KOMENTE