English

Dy mijë euro kush punëson persona mbi 45 vjeç

Francë, 2 Mars NOA - Franca do t’i ofrojë një shumë prej 2 mijë eurosh ndërmarrjeve të cilat do të punësojnë persona mbi moshën 45 vjeç. Ndihma, siç bëhet e ditur, do të jetë tërësisht e financuar nga Shteti. Gjatë një diskutimi në Bobigny, në periferi të Parisit, presidenti francez Nicolas Sarkozy ka konfirmuar ditën e sotme një ndihmë prej 500 milionë eurosh të rezervuar deri në 2011 me lançimin e punësimit të të rinjve dhe zotërinjve.

r.b/NOA

KOMENTE