Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto-Newman: Bashkëpunim ekonomik dhe ndërkombëtar
English

Haxhinasto-Newman: Bashkëpunim ekonomik dhe ndërkombëtar

Tiranë, 2 mars 2011, NOA- Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, priti sot në një takim Ambasadorin e Australisë në Republikën e Shqipërisë, Jeremy Roger Newman, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira dhe miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe u shpreh vullneti për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si në fushën ekonomike ashtu edhe atë arsimore. Gjithashtu, bashkëbiseduesit theksuan nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Ministri Haxhinasto falenderoi nëpërmjet Ambasadorit Newman qeverinë e Australisë për kontributin e veçantë në rritjen e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo i shërben paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë.

a.y/NOA

KOMENTE