Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idrizi: PDIU në prag të aleancës me PD-në, për 8 majin
English

Idrizi: PDIU në prag të aleancës me PD-në, për 8 majin

Tiranë, 2 mars 2011, NOA- Kryetari i partisë për Drejtësi Intergim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me përkrahësit dhe strukturat në qytetin e Elbasanit është shprehur lidhur me pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhjet e 8 majit.

Idrizi ka deklaruar se, “Jemi në bisedime me Partinë Demokratike për një aleancë të mundshme në zgjedhjet lokale, pasi e shohim si më afër politikës sonë”.

Më tej ai ka përshëndetur edhe vendimin e qeverisë për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike edhe fetare e cila pritej të niste në fillim të muajit prill.

Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit pak ditë më parë deklaroi se shtyrja e regjistrimit të popullsisë vjen pasi, ky veprim kërkon një përkushtim të madh dhe sipas tij ky përkushtim mungon, pasi procesi do zhvillohej në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale të 8 majit.

PDIU prej kishte nisur protestat kundër këtij regjistrimi pasi e konsideronte si të padrejtë dhe antikushtetues.

a.y/NOA

KOMENTE