Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kemi koncept të qartë për dialog teknik
English

"Kemi koncept të qartë për dialog teknik"

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri: Republika e Kosovës ka një koncept të qartë për të zhvilluar një dialog teknik konstruktiv, që do të kontribuojë për perspektiven euro-atlantike të vendit

Prishtinë, 2 Mars 2011 NOA - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e ngarkuar për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë nacionale, Edita Tahiri ka zhvilluar sot një takim me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler.

Z. Buhler fillimisht uroi znj. Edita Tahiri për detyrën e re në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për konsolidimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Në këtë takim u bisedua për proceset e ndërtimit të infrastrukturës së sigurisë së Republikës së Kosovës dhe zhvillimit të mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rolit dhe mbështetjes së vazhdueshme që NATO i jep këtij procesi.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për mbështetjen në fushën e sigurisë, që i kanë ofruar dhe po vazhdojnë t’i ofrojnë Republikës së Kosovës, si shtet i ri dhe i ka rikonfirmuar synimet e Kosovës për integrimet euro-atlantike, përkatësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO. Me këtë rast ajo ka shprehur përkushtimin që sektori i sigurisë dhe FSK-ja po zhvillohen sipas standardeve të NATO-s dhe tha se Kosova do të jetë e angazhuar për bashkëpunim të mirëfilltë.

Gjenerali Buler në fjalën e tij theksoi se NATO mbështet Kosovën në ngritjen dhe konsolidimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe më tutje.

Më pas të dy bashkëbiseduesit folën edhe për dialogun teknik, i cili pritet të fillojë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Në këtë kuadër, zëvendëskryeministrja Tahiri, e cila është edhe shefe e delegacionit të Kosovës tha se po bëhen përgatitje serioze, ka një koncept të qartë për të zhvilluar një dialog teknik konstruktiv nga ana e Republikës së Kosovës, që do të kontribuojë për një jetë më të mirë për qytetarët dhe për perspektiven euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Gjenerali Buhler, tregoi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për të bashkëpunuar në këtë proces.

a.b/NOA

KOMENTE