Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 2 Mars 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 2 Mars 2011

Tiranë, 2 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar detajet e hetimit të prokurorisë, e cila ka liruar gjithë demonstruesit për të cilën policia i dorëzoi prova.

Ato paraqesin edhe aludimet e para mbi kandidimin për Bashkinë e Tiranës nga të dy kampet, për zgjedhjet e 8 Majit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “SHAH me Tiranën”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete mundësitë e kandidimit nga dy kampet politike për Bashkinë e Tiranës: Rama ose Majko nga PS-ja dhe Basha nga PD-ja.

“Sondazhi i Gallup: Vetëm 9% kanë besim tek qeveria” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Vlora, qyteti me më shumë krime; Lushnja qyteti më i sigurt”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Zgjedhjet e 8 majit/ Negociatat, PD i jep Elbasanin LSI-së”, i cili flet për vendimin e marrë nga kampi i mazhorancës për kandidimin për kreun e bashkisë së Elbasanit.

“Rrëfimi i këngëtares që shoqëronte Emmyn: Kelmendi më telefonoi nga celulari i Elsinës”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “ikin policët, prokuroria mbetet pa asnjë roje”; “Ambasadori rus: Pacolli shpresojmë të ketë talent në biznes” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Thaçi, tender vrasësit të Emmyt”, i cili tregon sesi biznesmeni i lidhur me këngëtaren e vdekur shqiptare, është i njohur për qeverinë e Kosovës, pronar hotelesh në Mitrovicë.

“Artur Zadrima: Enverin nuk e rrëzuan partitë” është një artikull tjetër i kësaj gazete.

Kurse “Pasuria, shkarkohet kreu i komunës Dajt në kushtetuese” flet shkarkimin e kryekomunarit të akuzuar për afera me postin.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Zgjedhje, opozita shtyrje, jo bojkot”, i cili tregon vendimin e opozitës lidhur me zgjedhjet e 8 Majit.

“Filmimet e Gardës për 21 Janarin, mungojnë vrasësit” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Pagat vonohen edhe në universitetet private, mungesë likujditeti”, “Një qendër e re muzeale, Park i Totalitarizmit në Surrel” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Skandali, Ina Rama liron të gjithë autorët e 21 Janarit”, i cili tregon sesi policia i çoi prokurorisë prova për të gjithë demonstruesit e arrestuar, por që të gjithë ata u liruan.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Sondazhi i Gallup: Krimi, rënie të dukshme në Shqipëri”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Inxhinierët: Ndotja e trotuareve, një absurditet”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 2 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE