Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Replika Berisha-Bode: Gabim taksa për makinat e përdorura
English

Replika Berisha-Bode: Gabim taksa për makinat e përdorura

Tiranë, 2 mars 2011, NOA – Taksat ndaj makinave të përdorura janë cilësuar si një gabim nga kryeministri Sali Berisha, i cili sot gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë replikoi me ministrin e Financave duke i kërkuar atij që kjo taksë të rishikohet, pasi sipas kryeministrit nuk i shërben njeriut, madje ajo ka bllokuan edhe tregun e makinave. “Taksa e makinave të përdorura duhet të shqyrtohet, sepse ajo faktikisht ka bllokuar tregun e tyre brenda vendit. Pra duhet të bëhet një ri shqyrtim i qëndrimit”.

Në këtë kontekst shefi i qeverisë duke iu drejtuar kreut të Financave theksoi se “Nuk them që ne të zbusim qëndrimin sepse ato faktikisht funksionojnë, se nuk shiten me atë taksë, se ne kemi bllokuar vetëm shitjen e tyre, por nuk kemi pse ta bllokojmë shitjen brenda vendit”.

Kryeministri i kërkoi ministrit Bode që së bashku me Ministrinë e Punëve Publike e me drejtoritë përkatëse të diskutojnë për një modalitet tjetër, që do të respektonte si mjedisin edhe tregun e makinave, pra edhe qytetarin.

Më tej kryeministri ka shpjeguar se “nëse dikush e ka makinën dhe do të blejë një të re, ai nuk e shet dot, pra e dekurajojmë. Faktikisht dhe qytetarët e kanë ngritur me shumë insistim dhe unë mendoj se ka vend që kjo të rishqyrtohet edhe njëherë, pra të respektojmë ambientin, por të gjemë mënyrën që edhe tregun e tyre ta respektojmë”, tha shefi i qeverisë.

Por, duke i ndërprerë fjalën në formë replike ministri i Financave e mbrojti taksën e vendosur duke e cilësuar atë të nevojshme.

Ministri Bode sqaroi se taksa ndaj makinave të përdorura ishte detyrim i rrjedhur nga raporti i Komisionit Europian.

Madje Bode insistoi se taksa nuk dekurajon askënd të blejë makinë të re, pasi sikundër iu përgjigj ai kryeministrit të gjithë ata që kanë makinë të përdorur duhet të paguajnë taksën.

Megjithatë kryeministri i përgjegjshëm në kërkesën që bëri theksoi se “jam i qartë e vendosëm, se plotësuam një kërkesë të Komisonit Europian, por duhet të gjejmë zgjidhje tjetër, që tregun të mos e dëmtojmë dhe mjedisin ta mbrojmë. Kjo që bëjmë ne nuk mbron mjedisin, por po u shit një makinë e vjetër, po u shit të shitet me një taksë të vlefshme”, tha kryeministri, duke i dhënë edhe një leksion politik vartësit të tij duke i thënë se “Ne korigjojmë kur bëjmë gabim. E shohim nuk ecën, ndaj janë specialistët mblidhen bashkë. Ne bëmë një lloj pengese penaliteti për mosimportin e tyre, por në fakt penalizuam qytetarët tanë. Taksa që pengon tregun nuk është taksë, taksa favorizon tregun, ta dënosh tregun me taksa jo haekizëm”, tha Berisha, duke i shpjeguar Bodes se ambientalistët nuk janë të majtë.

mit/NOA

KOMENTE