Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rexhepi: Me danezët, plan për emergjencat
English

Rexhepi: Me danezët, plan për emergjencat

Ministri Rexhepi priti zëvendësdrejtorin e Agjencionit për Menaxhim Emergjent të Danimarkës

Prishtinë, 2 Mars 2011 NOA - Ministri i Punëve të Brendshme, z.Bajram Rexhepi priti sot z. Ibj Jensen, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të Danimarkës, ndërsa morën pjesë në takim edhe z. Hajzer Salihu, u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm dhe z. Fadil Kodra, kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë takimit, ministri Rexhepi e njoftoi z. Jensen për punët dhe aktivitetet e Agjencionit për Menaxhim Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për avancimin e këtij Agjencioni në të ardhmen. Të përkujtojmë se Agjencioni për Menaxhim Emergjent i Danimarkës i ka dhuruar një donacion të pajisjeve me radiolidhje, të cilat i janë dedikuar Brigadës së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Prishtinë.

Për këtë donacion, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencioni për Menaxhim Emergjent dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mirëmbajtjen dhe përdorimin e këtyre pajisjeve, ndërsa të dyja palët shprehën vullnet për bashkëpunim të mëtejshëm. Po ashtu gjatë takimit, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të Danimarkës, z. Ibj Jensen shprehu interesimin edhe për realizimin e projekteve të tjera për Agjencionin për Menaxhim Emergjent të MPB-së për trajnimin e stafit që kanë të bëjnë me materie të rrezikshme, si dhe për të ndihmuar me pajisje për situata emergjente.

a.b/NOA

KOMENTE