English

Rusia: Vetëm Këshilli i Sigurimit zgjidh çështjen e Kosovës, ne nuk e njohim pavarësinë

Moskë, 2 mars 2011, NOA- Qeveria Ruse, nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të saj ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur vetëm me negociata në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB. ky qëndrim i dhënë nga Moska zyrtare vjen nëpërmjet zëvendës shefit të diplomacisë Ruse, Vladimir Titov.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë takimit me të shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier në Moskë.

Më tej Titov ka shtuar se Rusia përsërit edhe njëherë qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. a.y/NOA

KOMENTE