Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Po punojmë për siguri të lartë
English

Thaçi: Po punojmë për siguri të lartë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler

Prishtinë, 2 Mars 2011 NOA - “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe është e angazhuar në bashkëpunimin me KFOR-in dhe me faktorët tjerë, të kontribuojë për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler i ka shprehur urimet më të përzemërta në emër të KFOR-it, z.Thaçi për rizgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ka e ka vlerësuar të shkëlqyeshëm bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve kosovare me KFOR-in, bashkëpunim ky që vetëm sa do të fuqizohet në shërbim të sigurisë së plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Z. Buhler në takim ka vënë theksin edhe në mbështetjen e KFOR-it në avancimin dhe forcimin strukturor të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në këtë drejtim rezultatet vetëm sa do të thellohen.

a.b/NOA

KOMENTE