English

Vetura e Ahmedinexhadit shitet për 2.5 milionë dollarë

Teheran, 2 mars 2011 – Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, ka shitur në ankand për 2.5 milionë dollarë veturën e tij 34-vjeçare të markës Peugeot, transmeton agjencia iraniane e lajmeve (ISNA).

Të gjitha paratë janë dhënë për bamirësi si ndihmë për të varfrit. Nuk dihet blerësi bujar, por avokati i tij, Mamud Isari, thotë se klienti i tij do të vendosë veturën në muzeun që planifikon të ndërtojë.

Vetura në tregun normal kap vlerën e rreth 2 mijë dollarëve, por çmimi arriti shifrën marramendëse për shkak të pronarit.

KOMENTE